Bllokimi i pagave, Shoqata e Prokurorëve: Po shkelet vendimi i Kushtetueses, nuk kërkojmë privilegje

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar për bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se situata nuk lidhet me kërkesa për rritje pagash, por me moszbatimin e një vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas shoqatës, pas mosmiratimit nga Kuvendi të ndryshimeve ligjore brenda afatit të 31 korrikut, nga 1 gushti 2026 hyri në fuqi mekanizmi i përcaktuar në Vendimin nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese.

Në zbatim të tij, KLGJ dhe KLP miratuan pagën referuese dhe nisën procedurat për ekzekutimin e pagave.

Shoqata sqaron se pagat janë llogaritur dhe urdhërpagesat janë nxjerrë, por ekzekutimi i tyre është bllokuar administrativisht në degët e Thesarit.

Ndërkohë, në Kukës dhe Dibër pagat sipas kuadrit të ri janë ekzekutuar, duke treguar se zbatimi është i mundur.

Shoqata kërkon respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe thekson se çdo kundërshtim ndaj vendimeve të KLGJ-së apo KLP-së duhet të ndiqet përmes rrugëve ligjore dhe gjyqësore, jo përmes bllokimit administrativ të pagave.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Klodi, ministrja e Gjushit merr përsipër firmën e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një reagim në rrjetet e tij sociale, shkruan se …