Tabaku: Tirana pa ujë 24 orë, ndërsa sistemi lufton për të liruar Veliajn!

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, ka denoncuar kontrastin mes të ardhurave në rritje të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe cilësisë së dobët të shërbimit që marrin qytetarët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se asnjë prej rreth një milion banorëve të Tiranës nuk furnizohet me ujë 24 orë në ditë. Sipas saj, mesatarja e furnizimit në kryeqytet është vetëm 17 orë, ndërsa në zona të caktuara uji vjen për më pak se dy orë në ditë.

Reagimi i Tabakut

Sa prej jush e pinë ujin direkt nga rubineti? Shumë pak!

Nga rreth një milion banorë të Tiranës, asnjëri nuk furnizohet me ujë 24 orë në ditë. Mesatarja e furnizimit në kryeqytet është 17 orë, ndërkohë që ka zona të Tiranës ku qytetarët nuk shohin ujë në rubinet as për dy orë në ditë.

Nga ana tjetër, UKT-ja ka një normë fitimi prej rreth 33%, një nivel fitimi që nuk e kanë as shumë biznese private.

Ajo që ndodh sot me këto ndërmarrje që duhet të ofrojnë shërbime publike, nga menaxhimi i mbetjeve deri te ujësjellës-kanalizimet, mund të përmblidhet kështu: shërbim zero dhe taksa të larta.
Po çfarë u premtohet qytetarëve? “Pasqyra Albania”.

Në fakt, kjo është pasqyra e vërtetë e Shqipërisë: një qeverisje që nuk arrin të sigurojë as ujë të pijshëm dhe furnizim 24 orë për Tiranën, megjithëse këtë e premton në çdo fushatë zgjedhore.

Ndërkohë, Tirana përdoret si plaçkë dhe si mjet shantazhi politik për të nxjerrë nga burgu kryebashkiakun e akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë: sistemi që nuk arrin të sjellë ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë, jo më të bëjë diçka tjetër.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Klodi, ministrja e Gjushit merr përsipër firmën e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një reagim në rrjetet e tij sociale, shkruan se …