Lideri i opozitës, Sali Berisha, është nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane, një lëvizje e cila ka ngjallur interes të lartë mediatik.
Gjatë një prononcimi nga aeroporti, kreu i Partisë Demokratike e cilësoi këtë vizitë si udhëtimin e viteve për Shqipërinë, duke e krahasuar hapur me vizitën e tij të parë historike në SHBA në mars të vitit 1991.
Sali Berisha: Kjo prani dëshmon se ju e parandjeni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve.
Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991.
Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.
Pyetje: Zoti Berisha, përveç një fitore tuajën personale, për Partinë Demokratike çfarë lloj mesazhi ka kjo…
Sali Berisha: Edhe një herë, edhe një herë, nuk ka asgjë personale. Thashë dhe një herë, prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.
Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha.
Gazeta RD