Aruba, SPAK dhe DEA

Nga Basir ÇOLLAKU

Është një nga dosjet më të rënda prej vitesh, trafik droge, pastrim parash, e cila po hetohet më së fundi edhe nga SPAK.

Trafikantë,.ministra, pushtetarë, deputetë, biznesmenë, medie, të gjithë në një tryezë të përbashkët.

Target harta e Shqipërisë.

Plani investime për të pastruar miliarda.

Sigurisht riinvestim edhe jashtë vendit.

Në dosjen e Prokurorisë speciale, ka disa letëroporosi të ardhura nga Franca, Belgjika, Holanda, dhe të dhëna nga Italia, Gjermania USA.

Si shpesh raste, çështja është ndarë në fraksione. Dhe si shpesh herë, te fraksionet janë njerëzit me mandat pushteti dhe politike. Këto konservohen diku sirtarëve dhe vjen procedura si barkë shpëtimi. Këtu ka mosveprim dhe përgjegjësi nga autoritetet e hetimit. Balluku është rasti i thelluar duke ndodhur.

Braho, Dumani, Mara, Bejko janë sërish në konferencë antidrogë në Argjentinë, të ftuar nga DEA. Në një vit tre vizita.

Tek “Aruba” përmendet dhe akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale edhe Artur Shehu, shtetas amerikan. Nga franko-belgo-holandezët, sipas materialeve të dosjes ai është pjesë e një grupi kriminal trafikues i tonelatave drogë. Në USA vijon përditshmërinë e tij. Surprizat mund të jenë me logo amerikane. Ka diçka jo të zakonshme në këtë histori të madhe.

DEA dhe SPAK këtë herë janë në një tavolinë. Ndoshta Shehu është disi “familjar” me DEA për sa nuk gjendet i trazuar nga pjesa evropiane e hetimit për trafik kokaine në sasi të mëdha. Mbase DEA dhe katër drejtues të Prokurorisë Speciale të Tiranës do kenë diskutuar për 278 fraksion x e kësaj dosje droge ku janë funksionarë të lartë shtetërorë dhe autoritete politike, siç i janë sanksionuar në vendime gjykate me kërkesë të prokurorëve. Aty ka përgjime shumë. Telefonike dhe mjedisore. Me zë. Me figurë. Premtime. Realizime investimesh. Ndarje pjesësh.

A do të kthehen prokurorët e SPAK nga vizita e DEA dhe DASH me bindjen profesionale dhe të partnerëve se “fraksionet”, ku strehohen pushtetarë e politikanë duhet të merren të pandehur?!

DEA ka tre vite me zyrë në Tiranë. Ata kanë dosje plot. Nuk mund të mbrohen pafundësisht ! Janë 8 vite deri tani.

Këtu mundet të nisë përballja reale. Të shohim emra të pandehurish deri te Kryeministri. Mund të fillojë së shpejti me një audiopërgjim, ku i madhi dhe të mëdhenjtë dalin lakuriq në veprat e rënda penale. Aruba me fashikujt e shumtë, del e tepron për të trokitur në zyrat qendrore të pushteteve, te godina në Bulevard. Lobingjet nuk mund të mbyllin çdo dosje.

About Redaksia

Check Also

Udhëzues express për “Praninë Besnike”; Turi 60-minutësh i halleve!

Nga Lutfi DERVISHI Ideja për të takuar popullin çdo të premte pasdite, për t’i mbajtur shënim …