Lirohen 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga qytetarët

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë, pasi Gjykata e Tiranës këtë të premte, 4 shtator, e shpalli të paligjshëm arrestimin e tyre.

Menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative, të ndaluarit janë liruar.

Jashtë rrethimit të rajoneve ishin grumbulluar dhjetëra qytetarë e mbështetës, të cilët i pritën të liruarit me ovacione, thirrje e brohoritje.

Vendimi për lirimin e tyre erdhi pasi toga e zezë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë, e cila kërkonte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe ndalimin e hyrjes në territoret e komisariateve 1, 2 dhe 3.

Duke e cilësuar procedurën e shoqërimit si të paligjshme, gjykata urdhëroi daljen e menjëhershme nga qelia pa asnjë masë shtrënguese për të gjithë të arrestuarit.

About Redaksia

Check Also

“El Mundo”: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri

Virginia Hernandez – El Mundo Pa dashur të prishim humorin e atyre që sapo kanë nisur …