Baçi shprehet se, pavarësisht përkushtimit të zjarrfikësve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, situata sa vjen dhe vështirësohet.
Sipas deputetit demokrat, informacionet e dhëna nga eksponentë të Partisë Socialiste për një situatë nën kontroll nuk përputhen me atë që po ndodh në terren.
‘Përtej informacioneve jo të sakta të eksponentëve të PS, që japin për të qetësuar situatën dhe për të treguar se po punohet dhe se situata është nën kontroll, krejt e kundërta është në realitet’, shkruan Baçi.
Reagimi i deputetit Luan Baçi
Pa mohuar aspak përkushtimin e zjarrfikësve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, por situata në Fier, në zonën e Radostin Fasko, në Levan dhe në ‘Qafën e Koshovicës’, në Peshtan të Vogël në Fier, sa vjen dhe vështirësohet…
Përtej informacioneve jo të sakta të eksponentëve të PS, që japin për të qetësuar situatën dhe për të treguar se po punohet dhe se situata është nën kontroll, krejt e kundërta është në realitet.
Helikopteri është me defekt dhe është ulur, një tjetër helikopter nuk po ia del dot të stabilizojë situatën…
Banesa të zonës po vihen në rrezik serioz.
Banorët kërkojnë ndihmë dhe kanë dalë në rrugë të frikësuar.
Peshtani i Vogël u dogj para një muaji një pjesë e tij, tashmë po digjet i tëri…
Autoritetet fshihen pas propagandës.
Ndiqni mallkimet e banorëve të zonës, për gjendjen e krijuar dhe mosofrimin e ndihmës nga autoritetet…
Tregohuni seriozë, vlerësoni situatën dhe shpëtoni pronat dhe jetën e banorëve…
Gazeta RD