Nga Adriana KALAJA
(Pjesa parë)
Më shumë se ç’është degjeneruar në fakt.
Tek ndiqja atë shfaqje të shëmtuar të Kryeministrit, fatkeqësisht, një moment pashë tek i “zuri vendin” Eni Çobanit, pasi e trajtonte sherrin e Vlorës si sherr Tik Toku dhe jo si sherr pastrimi parash të pista.
Mbi të gjitha, bazuar në vullnetin dhe me firmën e tij!
Pasi imiton me kulmin e marrjes frymës blogeret, pasi Aleksi e turpëron dhe e urdhëron të zb*thet lidhur me burgaxhiun e Durrësit, banditi Rama flet për sherrin në Vlorë, si të ishte sherr Tik Tiku por harron se vetë ka firmosur lejen e ndërtimit për një nga objektet ku kishte edhe konflikt pronësie.
Qëllimi është i qartë.
Relativizimi i situatës që mer rrugë nga vullneti dhe interesat e tij të lidhura me pastrimin e parave.
Jo më kot euro po prek limite të pa imagjinueshme dhe të pa argumentueshme.
Dhe të mendosh që do të mbyllë një ngjarje kaq të rëndë penale, duke e shpronësuar me paratë tona dhe duke urdhëruar kësisoj, të mos bëjnë detyrën as institucionet ligjzbatuese.
Në vend që të flasë SPAK apo BKH dhe të thërrasin banditin Rama për ta pyetur si e ka firmosur lejen e ndërtimit për një objekt ku ka konflikt, del Kryeministri si Eni Çobani dhe bën show.
Në këtë kuptim, ky bandit, po e nxjerr Klodian Brahon ashtu siç është:
– lakuriq si një shërbëtor të tij.
Këta që mbajtën 333 ditë në masë sigurie Berishën për një vendim kolegjial, heshtin për firmat e Ramës në hotele e kulla ku pastrohen para të pista të krimit e të drogës.
Upssssssss se desh harrova.
Më thonë se, Klodian Braho do kthehet me urgjensë e do e marë vetë në dorë zgjidhjen e këtij konflikti të madh.
Të Jozit dhe Edit dmth se, këto të tjerat shkojnë të gjitha me pushim ![]()



Gazeta RD