Momenti kur flakët përpijnë banesat në Himarë! Qytetari: Nuk dimë a është djegur njeri!

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar dhjetëra ha tokë dhe banesa.

Siç shihet në video, flakët masive kanë përfshirë ndërtesat duke i shkrumbuar totalisht, ndërsa tymi i zi ka mbuluar zonën.

Deri më tani raportohet se janë djegur 2 banesa, ndërsa rrezikohen edhe dhjetëra të tjera. Banorëve u është bërë apel të largohen nga banesat e tyre, ndërsa deri më tani situata paraqitet tejet kritike.

Një qytetar kërkon ndihmë nga zjarrfikësit të ndërhyjnë nga ajri pasi banorët po lënë shtëpitë me shpejtësi dhe po largohen jashtë Himarës.

Ai shton se flakët kanë rrethuar shtëpi dhe autoritetet nuk japin sqarime a ka banorë në këto shtëpi, apo nëse kishte njeri te banesa që u shkrumbua pak më parë.

Qytetari: “Kërkojmë ndërhyrje urgjentisht nga ajri sepse shikojmë disa shtëpi të rrethuar nga zjarri. Nuk po na japim sqarim nëse ka pasur njerëz brenda apo është djegur dikush. Zjarri po i afrohet qytetit. Ju lutem kërkojmë ndihmë se nuk kemi mundësi”.

 

About Redaksia

Check Also

“Mazhoranca në ankth”, Gjekmarkaj: Nga “sihariqi” te paniku për karriget

Nga Agron GJEKMARKAJ Tao pardje ishte më i mërzituri, po nuk e bëri veten! Pikëllimin …