Në intervistë për Çim Peka Live’ Arben Ahmetaj thotë se segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur, e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes sime në burg do të çonte në eliminimin tim fizik dhe se kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë.
Pjese nga Intervista
ÇIM PEKA: Dhe dakord. Thatë një shprehje… thatë një shprehje interesante. “Kreu i organizatës ka rënë”. Ju dhe unë e njohim shumë mirë Ramën. Kur ai njeri është në ditë të vështirë, ai nuk ka fytyrë dhe fillon lëpihet. Meqenëse ai ka rënë gjatë kësaj kohe, ka tentuar të komunikojë me ju, të ketë një lloj… të ketë një lloj tentative për marrëveshje që ju të mos flisni?
ARBEN AHMETAJ: Unë nuk bëj pjesë në organizatën e tij kriminale.
ÇIM PEKA: Po gjithsesi…
ARBEN AHMETAJ: E dyta, unë nuk pranoj… Edhe një herë, jo, edhe një herë, unë nuk bëj pjesë, nuk kam bërë pjesë. Ja kam treguar shqiptarëve që nga kanabizimi, edhe deri te projektet kriminale të TVSH-së, e të tjera e të tjera e të tjera e të tjera, që unë nuk bëj pjesë.
Historia e këtyre tre viteve, modeste, e shpejtë, ka treguar që jo vetëm që s’kam bërë pjesë, por jam bërë koka e turkut nga ai dhe nga Altin Dumani.
Madje, zoti Peka, segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur, e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes sime në burg do të çonte në eliminimin tim fizik. Do të bëhej një histori, siç e bën zakonisht kreu i organizatës, kur ecte aktrimi, se tash s’i ecën më aktrimi.
Do të thoshte, do të dilte, do të fliste me keqardhje për… atë që do të më ndodhte mua brenda burgut, e parapërgatitur. Dhe parapërgatitur.
Dhe përjashta, kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime! Ka dhe një emër… ka dhe një emër të pronarit, të firmës së sigurisë, të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS, të ruajtura. S’kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet.
I kam thënë: “Më jep kamerat, të shoh kush e ka bërë. Se fëmijën tim, ti s’e prek dot”. Po larg qoftë Zotit, të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty.
Unë vërtet jam njeri i ligjit. Tek familja ime… te fëmijët e mi… Unë s’jam marrë me fëmijët e askujt. E di ti çfarë kam unë aty për fëmijët e… Çfarë të duash ti! Nuk merrem unë me fëmijët e askujt! As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi.
ÇIM PEKA: Çfarë keni ju? Për fëmijët? Për fëmijët e kujt?
ARBEN AHMETAJ: Nuk me… Të lutem, zoti Peka. Të lutem… Po se më pyete, pra do të pyes.
ÇIM PEKA: Po të lutem. Jo, jo, të lutem. Nuk dua të merrem, po them, me fëmijët as të prokurorit, as gjyqtarit, as ministrit, as me gratë e tyre, siç janë marrë me familjen time.
E di ti që i kanë shkuar te Livia dhe te Keisi, dhe në hetim kanë futur dhe emrin e Kelis. Fëmijës tim, 5 vjeç e gjysmë. Kanë kontrolluar qindarkën, se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Keisi.
Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave dhe të ministrave, apo gjyqtarë e prokurorë. Pse do merrem me fëmijët unë? Do t’i çoj në shtëpi?
ÇIM PEKA: Nuk t’i kërkon, m’i jep mua.
ARBEN AHMETAJ: Jo mo, nuk t’i jap.
ÇIM PEKA: Po do i gjej.
ARBEN AHMETAJ: Po shërbim ndaj publikut është. Po bëj shërbim ndaj publikut duke u marrë me fenomenin. Nuk shkoj unë te fëmija. Nuk e bëj siç kanë bërë te fëmija im. Gjenocid!
Unë as… vokal, nuk bëj me asnjë familje. Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që kanë marrë, që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem, patjetër. Në të gjitha mënyrat ligjore. Do të merrem në të gjitha mënyrat ligjore.
Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës në Shqipëri. Nuk janë të rastësishme.
Këta nuk kanë llogaritur një gjë, zoti Peka. Që unë nuk e numëroj më veten në familjen time, zero. Unë numëroj fëmijët e mi, familjen time të gjithë, po veten time nuk e numëroj. Nuk e numëroj.
Dhe po të them, po kthehem prapë, dy çështje, se s’dua t’i lodh shqiptarët me gjithë këtë histori. Dy çështje: një, pseudo-inceneratorët dhe dy, Buka.
Gazeta RD