Ka nisur me tensione protesta e sotme para Parlamentit, teksa ka filluar edhe seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar.
Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar dy prej qytetarëve që kanë dalë në protestë.
Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mësohet se qytetarët janë përplasur me forcat e policisë, të cilët i kanë kërkuar të spostohen në anën tjetër të kryqëzimit dhe pedonales pranë MPB-së, por protestuesit kanë refuzuar
Gazeta RD