Deputetja e dalë nga lista e PS, Marjana Koçeku e ka bërë faktike ndarjen me partinë e saj edhe në parlament.
Koçeku ka vendosur që të largohet nga rreshti ku ulen deputetët e Edi Ramës dhe është ulur në rreshtin ku ndodhet opozita.
Siç edhe mund ta shikoni në fotot e SYRI-t, Koçeku është ulur në krah të deputetëve Vangjel Dule të PBDNJ-së dhe Artan Luku të Partisë Agrare, duke zyrtarizuar largimin nga socialistët.
Marjana Koçeku u largua nga grupi parlamentar i PS-së në mes të muajit Korrik, pas protestave qytetare që sot janë në ditën e 101 të tyre dhe që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Gazeta RD