Intervista/ Çfarë do të ndodhë brenda dy muajve me Ramën

Në intervistën telefonike me gazetaren Sonila Meço, në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë se javët e muajt në vijim shqiptarët do të shohin çudira.

Organizata ndërkombëtare do t’u tregojnë shqiptarëve me fakte se çfarë ka ndodhur me vendin tënd dhe timin, paralajmëron ai.

Sonila Meço: Jam dakord. Por ngaqë ju keni pasur në duar përgjimin, keni pasur në duar përgjimin se kjo është shumë e rëndësishme, ju në duar keni diçka që është dhe madje po jua bëj që tani këtë pyetjen, ndoshta kaloj pak në nivel empatik po jemi të gjithë prindër fëmijësh e shihja dje emisionin, kam parë edhe sot reagimet. A keni frikë?

Arben Ahmetaj: Sonila, unë po të mos kisha frikë do isha budallai më i madh në botë, por jo siç më ka quajtur një ish mik budalla me shkollë. Patjetër që kam frikë, për veten s’kam fare. Por sigurisht unë e theksova, kush më njeh mirë, dhe disa edhe kreu po edhe persona afër kreut, që unë s’do t’i them me emra, e dinë shumë mirë çfarë lloj njeriu jam në këto raste. Dhe unë për fëmijët e mi… sigurisht që… bëhem çelik. Unë lutem, shpresoj që kujt, që nga kreu i organizatës, gjithë shpura që i ka shpëritur poshtë e lart… apo Ronët dhe Ronët, shpresoj të mos u shkojë ndonjëherë as në ëndërr që t’i afrohen familjes time. Për veten time nuk kam frikë fare. Dhe do të dua të vazhdoj me konceptin Kajo, se nuk është thelbi tek unë…

Sonila Meço: Po, ja prit, para se të shkojmë te KAYO, kam dhe një pyetje tjetër Zoti Ahmetaj, ju lutem, sepse dje Çim Peka tha, nuk dua t’ju pyes nga e siguruat përgjimin, autenticiteti nuk besoj se keni problem fare që drejtësia nesër ta administrojë përgjimin dhe ta verifikojë autenticitetin e tij. Por do t’jua bëj kështu pyetjen: A ka partnerë apo miq ende shqiptarë, të cilët janë të shqetësuar lidhur me këto lloj kontratash, se këtu po bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar armësh nga një vend i Aleancës së Veri-Atlantike… të cilët do të ishin të interesuar edhe për këto përgjime.

Arben Ahmetaj: Dua ta mbash miqësisht vath në vesh. Javët e muajt në vijim shqiptarët do të shohin çudira që kanë ndodhur, që miq ndërkombëtarë, miq shqiptarë, organizata ndërkombëtare do t’u tregojnë shqiptarëve me fakte se çfarë ka ndodhur me vendin tënd dhe timin.

Sonila Meço: Pra, i keni ju në duar këto përgjime apo, i keni?

Arben Ahmetaj: Jo, jo, jo. Janë organizata ndërkombëtare që janë duke ecur me shumë shpejtësi. Por nuk po flasim për këtë sepse shqiptarët do të kenë mundësi në dy muaj apo tre muaj të të…

Sonila Meço: Në rast se ju do t’i kishit, do t’i publikonit?

Arben Ahmetaj: Patjetër. Më fal se të drejtova me ti, por ju e shikoni që unë nuk kam asnjë ngurrim. Dhe çfarë do të sjellin erërat e miqësisë në duart e mia, që kontribuojnë në shërimin e vendit tim, as kam ndërmend të ngurroj as edhe një sekondë.

About Redaksia

Check Also

Shtetet e Bashkuara marrin në duar dosjen e korrupsionit dhe trafiqeve të Ramës/ Takimi Berisha-Keith Self.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, lideri i opozitës Sali Berisha, i shoqëruar …