Pas përfundimit të protestës para Kuvendit, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar aksionin e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.
Gjatë lëvizjes, protestuesit kanë përsëritur në kor thirrje kundër qeverisë, ndërsa ndër sloganet më të dëgjuara është “Ju erdhi fundi!”.
Marshimi zhvillohet në kuadër të ditës së 101-të të rezistencës qytetare, e cila nisi pasditen e sotme para godinës së Kuvendit. Protesta u shoqërua edhe me tensione mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa disa protestues u shoqëruan nga efektivët.
Pas përfundimit të seancës plenare, edhe deputetët që dolën nga Kuvendi u përballën me thirrjet e protestuesve.
Ndërkohë, marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa qytetarët përsërisin kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe bëjnë thirrje për ndryshim politik.
Gazeta RD