Berisha me komunitetin shqiptar në Teksas: Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas.

Në fokus të takimit ishte bashkëbisedimi me shqiptaro-amerikanët që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, ndërsa Berisha ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe mikpritjen e komunitetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për takimin, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë me komunitetin shqiptar në Texas.

“Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas!”, shkruan Berisha.

Takimi me diasporën shqiptare vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon një sërë takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të politikës amerikane. Vizita e tij përkon me pjesëmarrjen në aktivitetet e lidhura me zgjedhjet midterm të Partisë Republikane në SHBA.

Berisha ka theksuar në vijimësi rëndësinë e marrëdhënieve me diasporën shqiptare, ndërsa takimet me komunitetet shqiptare në SHBA shërbejnë edhe si një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe raportet shqiptaro-amerikane.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 102/ Profesori: Vetëm me durim dhe rezistencë do ta largojmë Ramën!

Këtë të mërkurë mbahet protesta e 102-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama. …