Edi Rama premtoi ditën e sotme se në vitin 2027 mijëra familje do të pajisen me çelësat e një shtëpie të re.
“Janë 30 904 familje të mbështetura nga programi i strehimit në Shqipëri! 50 mijë çelësa nuk janë një objektiv i hedhur në ajër para një fushate që për ne nuk ishte sfidë e mirëfilltë në aspektin e fitores, por të barrës së madhe të përgjegjësisë që kërkuam. Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie! Sipas kritereve që do të bëhen të qarta kuptohet, por këtu nuk hyjnë kreditë e lidhura me administratën. 4 mijë çifte të reja, të ndarë sipas kategorive, 2 mijë kredi me interes zero! Për ccdo apartament nën 60 mijë euro, pra apartamentet e vogla, dua të theksoj se politikat janë ndërtuar mbi bazën e një studimi me standardet europiane! Ne do të zerojmë kredinë! 2 mijë kredi të tjera do të jenë me interes 3% për apartamente që janë mbi 60 mijë euro”,- u shpreh Rama.
Ndërkohë, ky premtim i Ramës vjen në një kohë kur dhjetëra familje vijojnë të jenë pa shtëpi që prej tërmetit të vitit 2019. Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti, por për këto familje zgjidhja e strehimit ende nuk ka ardhur.
Mbetet për tu parë si do të jetë vijueshmëria e këtij programi, pjesa më e madhe e të cilit duket propagandë.
Gazeta RD