Berisha e Mediu takojnë të ngarkuarin nga Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të drejtësisë i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike. Në foton e publikuar nga kreu i PD-së Berisha, duket që në takim ka qenë dhe Fatmir Mediu Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Lideri i Partisë Demokrarike Sali Berisha po merr pjesë në konventën e Partisë Republikane Amerikane, në Teksas të SHBA-së.

Prej më shumë se 5 ditësh kreu i Partisë Demokratike ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, ku është ftuar për të marrë pjesë në punimet e Konventës së Partisë Republikane, në të cilën marrin pjesë, liderë e personalitete të larta politike të gjithë botës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha ka pasur takime dhe me shqiptarët që jetojnë atje.

About Redaksia

Check Also

Protesta e “Flamingove” u kap nga Rama dhe Balluku/ Reagimi i Berishës…

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbajti sot mbledhjen e radhës ku u diskutoi për situatën …