Përmes reagimit të tij, Baçi ngre shqetësimin për marrëdhëniet mes kompanisë dhe banorëve të zonës, veçanërisht për përdorimin e tokave, pagesën e qirave dhe punësimin e banorëve.
Sipas deputetit demokrat, banorëve u janë marrë tokat, ndërsa nuk u jepet qiraja e tokës, edhe në bazë të kontratave të lidhura me kompaninë.
Reagimi i deputetit të PD, Luan Baçi
Banorët e Marinzës në Fier vazhdojnë të nëpërkëmben dhe të shfrytëzohen nga ‘Bankers’, kompania që ndryshon pronarët, nga kanadezë, në kinezë dhe në Katar, nuk plotëson asnjë nga të drejtat e banorëve që u takojnë nga kontrata që kanë me këtë kompani, edhe pse kontrata është përpiluar në mënyrë të njëanshme, në favor të kompanisë, që përfiton miliarda nga nxjerrja e naftës dhe nuk paguan asgjë si detyrim ligjor!
Banorëve u ka marrë tokat dhe nuk u jep qira të tokës, të paktën në bazë të kontratës që kanë bërë vetë! Nuk u garanton që të jenë këta të parët për t’u punësuar në kompani!
Ju ndot ambientin dhe ju sjell dëme të pariparueshme në shëndet dhe në natyrën që i rrethon!
Nuk u plotëson asnjë të drejtë që banorëve u takon me ligj!
Madje as nuk i pret t’u shpjegojë situatën, por i injoron dhe i ofendon, duke mos i pritur në takim!
Gazeta RD