Socialisti përplaset me deputetin Komici në Prrenjas: Ta harroni shkrirjen e Bashkisë!

Dëgjesa publike për Reformën Administrativo-Territoriale në Prrenjas është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta, ku banorët kanë kundërshtuar bashkimin me Librazhdin.

Gjatë takimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të pranishëm kundërshtuan këtë variant, duke kërkuar që Prrenjasi të vijojë të funksionojë si njësi më vete.

Debati mori tone të forta mes socialistit Ardit Facja dhe deputetit të Partisë Socialiste, Olsi Komici. Facja shprehu kundërshtimin e tij ndaj bashkimit me Librazhdin, ndërsa qëndrimi i tij u mbështet me brohorima edhe nga të pranishmit në sallë.

“Jeni mësuar të bëni ça të doni, por ta harroni”, dëgjohet të ketë thënë Facja ndër të tjera, teksa ka replikuar me Komicin.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Rama shkarkon ministrin e Brendshëm pa motivacion publik!

Në një njoftim formal nga zyra e tij në prani të ministrit të Brendshëm, Besfort …