Kryetari i PD, Prrenjas, Visi Balla ka debatuar ashpër me deputetin e PS, Olsi Komici gjatë dëgjesës publike për Reformën Administrativo-Territoriale.
Kreu i PD është shprehur me forcë kundër shkrirjes së Bashkisë Prrenjas dhe i është drejtuar deputetit socialist se, ju nuk jeni përfaqësues i popullit, por i partisë-shtet. Në momentin më të vështirë që po kalon Prrenjasi, ju nuk po mbroni interesin e qytetarëve dhe të bashkisë që duhet të përfaqësoni!
“Jam krenar që nuk të kam votuar ty”, iu drejtua kreu i PD Prrenjas deputetit të PS, Olsi Komici.
Fjala e kreut të PD Prrenjas, Visi Balla
Kam nderin e madh të jem DEMOKRAT, por përpara se të jem demokrat, jam RRAJÇAR!
Ju nuk jeni përfaqësues i popullit, por i partisë-shtet. Në momentin më të vështirë që po kalon Prrenjasi, ju nuk po mbroni interesin e qytetarëve dhe të bashkisë që duhet të përfaqësoni!
Por sot, qytetarët ju dhanë përgjigjen më të qartë!
Faleminderit me gjithë zemër Qukësit, që u shpreh unanimisht kundër kësaj reforme!
Faleminderit Stravajt, që po ashtu shprehu qartë kundërshtimin e tij!
Faleminderit Rrajcës, që ishte qershia mbi tortë dhe ju tregoi qartë vendin që duhet të mbajë përfaqësuesi i zgjedhur përballë vullnetit të qytetarëve!
Dhe Prrenjasi, pa asnjë ekuivok, kundër!
Prandaj, z. Komici, mbajeni mirë shënim:
Gazeta RD