Kjo është “dëgjesa publike” e PS për shkrirjen e Klosit!

Nga Denisa VATA

Shikojeni sallen.

Qytetaret nuk jane njoftuar. Salla eshte bosh. Dhe pastaj kjo skene fotografohet e dokumentohet si “konsultim publik”.

Vullneti qytetar nuk zevendesohet me patronazhistin. Dhe nje salle e mbushur me njerez te administrates nuk mund te perdoret per te prodhuar nje “PO” politike.

Me e renda ndodhi kur mori fjalen inxhinieri nga Klosi, Abdulla Diku. Ne vend qe argumentet e tij te perballeshin me argumente, ai u sulmua nga grupi qe kishte ardhur per te mbrojtur skenarin e tyre.

Nese nje intelektual dhe inxhinier nga Klosi, qe shkon ne nje degjese publike per te shprehur mendimin e tij, trajtohet ne kete menyre, i nderpritet fjala dhe tentohet t’i mbyllet zeri, cfare mund te presim neser per qytetarin e thjeshte?

Cfare sherbimi do te marre ai?

Cfare respekti do te kete administrata per zerin e tij?

Sa hapesire do t’i lihet qytetarit kur te kete nje ankese, nje hall apo nje problem me Bashkine?

Nese sot nuk tolerohet zeri i nje intelektuali qe kundershton, neser qytetari i zakonshem do te kete edhe me pak mundesi te degjohet.

Kjo eshte ajo qe duhet te kuptojne qytetaret e Klosit kur u thone se bashkimi do te sjelle “sherbime me te mira”.

Sic trajtohet qytetari ne salle, ashtu do te trajtohet edhe qytetari ne sportel.

el.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha në SHBA është fitore e gjithë demokratëve dhe e atyre që gabimisht sot nuk ndjehen pjesë e PD!

Nga Edi PALOKA Si sot 5 vite më parë, Sali Berishës ju desh të shkonte …