Luani në SPAK, hienat në luks

Nga Luçiano BOÇI

Luan Baçi, deputeti që vjen më së shumti nga bota e biznesit, merret në hetim, sepse një nga ortakët e dikurshëm të para 16 viteve, na  qenka mërzitur me gjendjen financiare në të cilën ndodhet vetë sot!?

Luani, as ka përfituar ndonjëherë në jetën e tij as para publike, as tendera e asgjë që quhet buxhet shteti.
Çdo gjë e ka me punën e tij, por meqenëse është deputet i PD hetohet.

Jo vetëm kaq!

Por, meqënëse është deputet me zë e denoncues i përhershëm e trazon shumë ujëra, duhet t’i bësh presion me hetim.

Dhe jo vetëm kaq!

Meqenëse është dhe nga Fieri, ku vëmendja e publikut dhe e partisë në pushtet është e madhe dhe ku influenca e Luanit është e dukshme, atëhere duhet defaktorizuar dhe vënë ekuilibër midis akuzave për arsye mediatike.

Ndërkohë, ministrave apo ish ministrave të PS, miliarderë brenda natës me para publike, të kapur me fakte, afera e përgjime, as që i hyn ndonjë gjemb i vogël në këmbë.

Ndërkohë,  vetë Rama, miliarderi (sipas dhe OSBE) i rajonit, që ka pranuar vetë që shpërdan interesa e para publike sipas dëshirës e qejfit, që përdor Agasa e Ronëra për punët e pista, të vërtetuara açik, jo vetëm nuk thirret nga SPAK, por mban dhe retorikë për atë çka është drejtësia.

SPAKU-t me sa duket kur u krijua iu dhuruan tre lupa.

Një lupë shumëfish zmadhuese, me të cilën duhet të shohë e po sheh opozitën politike, që SPAK e përdor që nga Sali Berisha e deri tek një Kryetar i thjeshtë Partie Demokratike.

Një lupë shumëfish zvogëluese, me të cilën ai duhet të shohë e po sheh korrupsionin e Ramës e qevritarëve të tij.

Falë kësaj lupe politike të SPAK, sot hienat e majta të korrupsionit, ose nuk thirren apo hetohen fare, ose janë drejt lirimit.

Dhe një lupë të tretë, pa asnjë efekt, pa numër, me të cilën duhet të shihte të vërtetën e realitetin…
Por këtë do thotë dikush, ose e ka thyer, ose e ka humbur vetë SPAK-u.
Unë kam bindjen që ia ka marrë Rama me urdhër nga ia vetë, që SPAK të mos e përdorë kurrë.

E tani në kulmin e përgjimeve ndaj Ramës e fakteve tronditëse, SPAK merret me Luanin,  pa asnjë shkak apo fakt penal, duke lënë kopenë e hienave të jetës në luks, të shqyejnë çdo ditë e më shumë copat e një vendi të shndërruar nga Rama në cofëtinë!

About Redaksia

Check Also

Partia – shtet apo shteti – parti?

Nga Bujar Leskaj Një pyetje duhet t’ia bëjmë vetes vazhdimisht: “A është partia në shërbim …