Rama bashkon ministrinë  e Brendshme me SPAK/ Braho dhe Demo do drejtojnë edhe fushatën në Berat

“RD”

Rama emëroi sot në  postin e minisrit të  Brendshëm, deputetin e PS në  Qarkun e Beratit, Ervin Demo.  Rama nuk ka dhënë  asnjë  motivimin jo vetëm për shkarkimin e Lamollarit, por edhe për emërimin në  këtë  detyrë  të  ministrit të  ri.

Pyetja pse Rama emëroi Demon, lidhet me zhvillimet politike të  muajve të  ardhshëm, që  pritet të  jenë  të  vështirë  për kreun e qeverisë , ku përvec protestave do të  jetë  edhe fushata elektorale përpara dhe Ramës i duhet një njeri që  të  koordinohet mirë  me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Demo njihet si ndërmjetësi i marrëdhënieve mes Brahos dhe Ramës. Marëdhënia e Demos me kreun e SPAK, Braho vijon prej shumë vitesh.

Ata kanë  qenë  shokë  të  ngushtë  mes tyre. Gjatë  kohës që  Demo do të  kandidonte për Bashkinë  në  Berat, Braho ishte në  krah të  fushatës së  tij, natyrisht jo duke dalë  në  mitingje, por në  takime me biznesmenë  dhe njerëz të  rëndësishëm, të  cilëve u kërkonte votën për mikun e tij.

Në  vitin 2023, Braho ishte Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, pra një pozicion i rëndësishëm për të  ndikuar në  zgjedhje në  krah të  mikut të  tij, Demo.

Braho arriti ta bënte Demon me mandatin e dytë  si Kryetar Bashkie dhe më  pas Demo doli  garanti tek Rama për Brahon në  krye të  SPAK.

Prej një  viti në  krye të  SPAK, Braho i ka pë rmbushur të  gjitha pritshmëritë  e Ramës duke mos hetuar asnjë  zyrtar të  lartë , duke liruar nga paraburgimi zyrtarë  të  tjerë  të  lartë  dhe duke bërë hetime vetëm për shoë  si rasti i fundit i Belinda Ballukut.

Në  këto kushte, duke parë  një  bashkë punim të  frytshëm me Brahon, Rama i bëri dhuratë  atij duke e shpërblyer me postin e ministrit të  Brendshëm, mikun e tij Demo.

Ky bashkëpunim ka dhe detyrime për muajt e ardhshëm. Braho do të  angazhohet në  fushatën elektorale në  Berat dhe zona të  tjera për Ramën në  një  kohë  që  do të  sfumojë  të  gjithë  hetimet për zyrtarë t e lartë  të  qeverisë  dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Kjo ka qenë  arsyeja që  Rama ka vendosur sot të  bashkojë  ministrinë  e Brendshme me SPAK dhe sot në  krye të  këtij institucioni të  kemi binomin Braho-Demo.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Nuk ekziston një vjedhje ministrash ku të mos jetë Edi Rama aksioneri kryesor

Eda Grimci: Doktor, kur dyshimet për korrupsion prekin kaq shumë ministra dhe shtrihen nga AKSH-i …