Nga Adriana KALAJA
Shumë e sforcuar sot historia dhe histeria që regjimi, për të mbuluar atë që ka marë tashmë rrugë, duhej ta hidhte si ushqim për publikun.
Atë që nuk kuptojnë banditët në pushtet, patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë, është se miku im i nderuar, nuk ka vetëm emrin LUAN.
Ai si Luan, është përballur e vijon të përballet me pushtetin, në një kohë që spakistët, ose heronjtë e fëmijëve të munguar të mqfiozes Yuri Kim, harrojnë me qëllim se kush po grabit dhe shpopullon Shqipërinë
Historitë bajate me ish ortakë nuk i beson më njeri, përveç atyre që ushqehen nga paratë e krimit dhe korrupsionit, ndërkohë SPAK,vijon dhe lëviz vetëm nën urdhërat e tutorit të tyre Edvin.
Përveç se Luani, nuk ka përfituar ndonjëherë në jetë as para publike, as tendera, as konçensione e asgjë që quhet buxhet shteti, por ata që e kanë bërë këtë me qindra milionë e miliarda euro, bëjnë paradë mode para SPAK.
Madje, emërojnë ministra, shefa e drejtora, deri edhe në strukturat më të larta të Policisë së Shtetit.
Por jo vetëm kaq!
Duhet “diskretituar” Luani, se ka qenë dhe denoncuesi më i flaktë i grave të Haremit Mavi.
Nga Bufi, e pandehura Balluku e deri te krimi zgjedhor.
Pra një rrugë e dy punë, nga punënarrësi i banditit Kryeministër Klodian Braho.
Kërkon nga njëra anë të mjegullojë përgjimet që vërtetojnë trafikun ndërkomvëtar të armëve të kësaj narco qeverie, dhe nga ana tjetër, të hedhë në publik atë që për vite po paguhen miliarda nga pushteti, se këta janë “njësoj”.
Ndërkohë, ministrave apo ish ministrave të rilindjes, që erdhën në pushtet me çorape të grisura e që u bënë miliarderë brenda natës me para publike, të kapur me fakte, afera kriminale e korruptive, në përgjime e pengmarrje, as i afrohet SPAK.
Edhe kur ndodh, ose kanë dalë nga “rreshti” ose, i bëjnë procedurat, vetëm për ti s
pastruar.
Mjafton të shihni të pandehurën Balkuku e cila, jo vetëm është grabitësja më e madhe e parave dhe pronave publike, por është autorja më e madhe e krimit zgjedhir.
Faktet dhe provat janë aty, por për shërbëtorët e regjimit, janë perceptime popullore.
Ajo që po ndodh vitet e fundit vërteton atë që kemi ngritur me kohë si denoncim publik se, sulmi që SPAK po i bën Kryetarit të PD-së Prof. Dr. Z. Sali Berisha dhe deputetëve opozitarë, tregon se SPAK jo vetëm është kthyer në zjarrfikëse e skandaleve të pushtetit, por edhe armë në duart e këtij të fundit kundër opozitës.
Pooooooooor më kot e keni!
Nuk do ja dilni ashtu si deri më sot.
Luanit dhe luanëve të opozitës nuk kanë çfarë u bëjnë se, të bësh opozitë në një regjim është jo vetëm përgjegjësi por edhe MORAL.
Mbase ata nuk e njohin këtë fjalë, por kur të vi koha, do të përgjigjen për atë çfarë i kanë bërë e po i bëjnë Shqipërisë e historia, do i kujtojë me turp.
Ndërsa Luanin e Luanët opozitarë, me respekt e mirënjohje.
Gazeta RD