Berisha: Akt shtazarak te dera e Gjimnazit “Qemal Stafa” ndaj një prindi!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj aktit shtazarak te dera e Gjimnazit “Qemal Stafa” ndaj një prindi!

Berisha ka publikuar mesazhin e një mësuesi i cilishkruan se, ne mësimdhënësit por edhe nxenesit tane jemi të trishtuar me këto pamje të sotmet, përpara dyerve të shkollës.

Postimi

Reagim ndaj aktit shtazarak te dera e Gjimnazit “Qemal Stafa” ndaj një prindi!

Lexoni mesazhin e mësuesit digjital!

I nderuar doktor. Ne mësimdhënësit por edhe nxenesit tane jemi të trishtuar me këto pamje të sotmet, përpara dyerve të shkollës. Sikleti shtohet akoma më shumë kur mendojmë se si do tjua shpjegojmë nxënësve këto pamje tmerri, ndërkohë që ne gjatë procesit të edukimit u flasim atyre për lirinë, demokracinë, të drejtat dhe funksionin e shtetit. Këto janë pamje të frikshme për çdo nxënës dhe student. Por janë gjithashtu një thirrje për cdo mesuese, nxenes dhe studente të hidhen ne proteste kunder ketij rregjimi banditesh. Të kesh të punësuar në shtet të tillë policë, është një mallkim që i bëhet të tashmes dhe të ardhmes sonë dhe fëmijëve tanë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Nëse Veliaj del nga burgu me vendim të GJL, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentarë të PD, Gazment Bardhi ka reaguar më një shënim në rrjetet …