Divjaka kundër bashkimit me Lushnjen! Gati relacioni për në Kuvend

Komisioni i ngarkuar nga Këshilli Bashkiak i Divjakës për përgatitjen e relacionit kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, ka dalë në terren për të marrë mendimin e qytetarëve përmes dëgjesave publike.

Dëgjesa e parë u zhvillua në Divjakë, ku përveç anëtarëve të komisionit, salla ishte e mbushur plot me qytetarë.

Takimi nisi me tone të ashpra, pasi disa prej pjesëmarrësve kërkuan praninë e deputetes së zonës, si dhe të përfaqësuesve nga hartuesit e Reformës Territoriale. Gjatë takimit, kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, informoi pjesëmarrësit mbi relacionin e përgatitur nga komisioni, material i cili do të paraqitet në Kuvend për të kundërshtuar projektin territorial për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me Lushnjën.

Gorrea renditi disa prej fakteve, të cilat, sipas tij, përbëjnë një argument të fortë që Kuvendi të mos miratojë shkrirjen e Bashkisë Divjakë. Edhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësuesi i opozitës, Eugen Verdho, u shpreh se opinionet e qytetarëve do të përfshihen në materialin e komisionit, në mbrojtje të pozicioneve të Divjakës si bashki.

Pjesëmarrësit që morën fjalën u shprehën kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, duke bërë thirrje që në protestën që mbahet prej 45 ditësh të ketë edhe mbështetjen e administratës, fermerëve dhe bizneseve. Gjithashtu dëgjesat do të vijojnë edhe në njësitë administrative gjatë ditëve të ardhshme.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Rama sulmoi në avion emigrantin, pasojat e ‘kafshimit’

Cim PEKS Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri! Rama kap me thonje emigrantin shqiptar duke …