Përgjimet e Ron Yeffet dhe përplasja e Ramës me amerikanët/ E Ngarkuara me Punë e SHBA dhe Balluku

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-zëvendës kryeminisren dhe ish-ministren e Energjisë Belinda Balluku për ndërhyje ndaj kompanisë Delvina Gas.

Hoxha tha se ajo që e bën veçanërisht të rëndë historinë është fakti se, sipas tij, Balluku nuk ia kishte lënë aksionin strukturave të tjera shtetërore, por kishte shkuar personalisht në ambientet e kompanisë.

‘Ka qenë Belinda Balluku me dorën e vet, me drejtorin e policisë së qarkut, me drejtorin e policisë kriminale, me shefin e komisariatit, me shefin e IKMT-së’, deklaroi Hoxha.

Gazetari tha se ndërhyrja ndodhi në një moment kur Delvina Gas ishte në prag të nisjes së aktivitetit të saj, pasi kishte kryer investime të konsiderueshme në infrastrukturën e lidhur me përpunimin dhe shfrytëzimin e gazit.

Hoxha tregoi se, më pas u kuptua se, pse kishte ndërhyrë Balluku, sepse Delvina Gasin po e kërkonte Roni Yeffet dhe njerëzit e Ballukut.

‘Pse po e ndjekim këtë histori? Sepse Delvina Gas, ose më saktë fusha e gazmbajtëse e Delvinës, është aset kombëtare dhe është një mendje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Dhe e më e bukura, ai biznes atje dhe ajo rafineri atje është bllokuar për të punuar nga Ministria e Energjisë, siç e pe aty.

Dhe Kryeministri i Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë tjetër që e detyron Shqipërinë të importojë 6 miliardë dollarë gaz të lëngshëm që do na e sjelli një kompani greke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do na e sjelli në Vlorë. Do na sjelli gaz, po ku do ta çojmë është i gjithë problemi se Shqipëria nuk ka instalime të përdorimit të gazit. Po kjo është histori tjetër po deshe do ta shpjegojmë më vonë. Tani kthehemi tek çfarë ndodhi me Delvina Gas.

Në momentin që aksioneri shqiptar, pra, mori 90% të të gjithë kompanisë, bëri investimin, ndërtoi rafinerinë, janë disa rafineri atje që përdorin procese për filtrimin, për ambalazhimin, për transportimin e gazit. Në momentin që u bë gati dhe të fillonte shfrytëzimin, shfaqen papritur, vjen në 29 korrik, një lajm që u shpërnda në media.
Dhe lajmi ishte: Policia, Ministria e Energjetikës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Komisariatin e Sarandës, Komisariatin e Delvinës, kanë zbuluar një TEC pa leje. Një TEC 100 milionë dollarë pa leje. Dhe ky lajm iu dha medias dhe media e serviri.
Dhe u shpall në kërkim biznesmeni, u arrestua administratori dhe nja dy inxhinierë që ishin shtetas amerikanë. Inxhinierë të kompanisë. Ndërkohë kompania është e regjistruar në ishujt Virxhin.

Dhe çfarë ndodh? Tek dera e kompanisë, pra tek Delvina Gas, është ky që thotë do shkoni në Vlorë dhe atje ka qenë Belinda Balluku me dorën e vet, me drejtorin e policisë së qarkut, me drejtorin e policisë kriminale, me shefin e komisariatit, me shefin e IKMT-së, me Dallëndyshe Bicin.
Nuk e di a ka qenë ministrja, nuk jam i saktë, s’kam arritur do ta verifikoj, a ka qenë dhe zonja Kumbaro aty. Se i shkuan të gjitha inspektoratet e mundshme dhe i vunë shiritin një rafinerie në Shqipëri.

Dhe e nxorën lajmin që kemi kapur një rafineri pa leje që po ndërtohet në Delvina Gas. Dhe i shpallën në kërkim aksionerin kryesor. Nga ai moment aksioneri nuk kishte nga t’ia mbante, se nuk ishte puna se po i kërkonin t’i japë ryshfet për investimin që kishte bërë, po kërkonin t’ia merrnin.

T’ia merrnin! Dhe prandaj i bëhej gjithë ky presion, që ai të dorëzojë dhe të ikte. Paralelisht me këtë çfarë i kanë bërë? SPAK-u i fillon një hetim dhe e fut këtë biznesmen në inceneratorin e Fierit bashkë me Arben Ahmetajn.

Dhe i thotë ti ke ndihmuar Arben Ahmetajn… se ky e ka akuzën atje për pastrim parash. Është gjë që ju Ahmetaj… po e di çdo shqiptar që Ahmetaj s’është te pjesa e inceneratorëve, se s’ka çfarë t’i thosh më aty. Dhe çfarë ndodh? Paralelisht me veprimet që u bënë duke bllokuar rafinerinë, në mos gabohem se do jap datën e saktë, po, në 18 mars në një njoftim zyrtar të këtij viti SPAK-u thotë: dërgohet për gjykim çështja e Arben Ahmetajt dhe përfshihet si i pandehur, merret i pandehur pronari i Delvina Gas.

Tani çfarë detyrohet ky dhe si e bllokoi ky vajtjen atje… pra ky njoftim është bërë në 18 mars. Atje u bë e qartë se Delvina Gas s’kishte nga t’ia mbante. Çfarë ndodh në 26 mars? Shfaqen po në të njëjtin ambient te hyrja e Delvina Gas, ambasadorja amerikane që është në Shqipëri, e ngarkuara me punë, dhe ambasadori holandez.

Vijnë po në mbështetje të Delvina Gas. Shikoni, SPAK-u u shpall atë… këta shfaqen të dy atje. Dhe aty u shfaqën për të thënë që mos vazhdoni më tej. Në këto momente, aksioneri është përpjekur të bëjë veprime të tjera, tashmë ka dalë një kompani holandeze, janë ca dy shtetas amerikanë të përfshirë në këtë histori, vetëm e vetëm që atij të mos i grabitet prona./ Syri

About Krye Redaktor

Check Also

Përgjimet e reja zbulojnë skandalin/ Ron Yeffet flet si Kryeministër: Jam unë atje, mos permendi emrin tim

Në përgjimet e reja të transmetuara sonte në Syri.tv, Ron Yeffet në komunikimin me bashkëbiseduesit …