“S’ia dalim me 10 mijë lekë pension!”/ Rama në Korçë, qytetarët dhe pensionsitët tentojnë të futen në takim, i ndalon policia

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Korçë për t’u takuar e qytetarët atje, lidhur me reformën administratovo-territoriale.

Takimi ka nisur paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa për takimin janë thirrur vetëm administrata e bashkive të Qarkut Korçë, ku një prej këtyre bashkive, Maliqi pritet të shkrihet për t’u bashkuar me Korçën, gjë që ka hasur në kundërshtimin e qytetërve të Maliqit dhe këshilltarëve bashkiakë, të cilët e kanë kundërshtuar që në idenë e parë të këtij projekti.

Po ashtu në takimin e kësaj të mërkurë, edhe pensionistët kanë tentuar të futen në ambientet ku zhvillohet, për t’i shprehur kryeministrit pakënaqësitë e tyre mbi të ardhurat që marrin me pensionin.

Pavarësisht tentativave, ata nuk janë lejuar të futen nga organizatorët, ndërsa pensionistët shprehen se nuk ia dalin dot të mbijetojnë me vetëm, 10 mijë lekë që marrin.

Përpos pensionisteve, ndërsa takimi për Reformën Territoriale shumë qytetarë të tjerë kanë tentuar të futen, por as ata nuk janë lejuar në mënyrë që të shprehin pakqënaqësitë dhe problematikat që i shqetësojnë dhe për të cilat duan zgjidhje nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Reagim nga Kosova: Dënimi i ish-krerëve të UÇK është i trishtueshëm dhe i pamerituar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të …