Berisha: Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes! Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Berisha u shpreh se nga Kruja inaugurohet foltorja e ripërtëritjes.

Berisha tha se, Foltorja e Ripërtëritjes, por kam kënaqësi që këtë veprimtari, këtë përpjekje të re, e inaugurojmë këtu në Krujë. Dhe nuk ka një vend të dytë ku mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe.

Berisha: Demokrate dhe demokratë të Krujës, qytetare dhe qytetarë të këtij qyteti të bekuar, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush.

Por, të dashur aleatë, të dashur deputetë, drejtues i qarkut të Durrësit, anëtarë kryesie, deputet i zonës, deputetë të Durrësit, sot jemi këtu në një ngjarje, në një eveniment shumë të rëndësishëm të demokratëve të Krujës, por dhe të kryetarit të kësaj dege, Aulon Bej Kalaja, të cilin unë duhet ta përgëzoj shumë përzemërsisht.

Aulon Kalaja, të themi të vërtetën, u bë pararendësi i atij procesi, i procesit të ripërtëritjes së PD, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e kësaj partie, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e vendit.

Në këtë kuadër, unë duhet t’u them një të vërtetë ju: në axhendën time ekzistonte, ta quajmë Foltorja e Ripërtëritjes, por kam kënaqësi që këtë veprimtari, këtë përpjekje të re, e inaugurojmë këtu në Krujë.

Dhe nuk ka një vend të dytë ku mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe.

Miq, ne si PD kaluam periudha jo të lehta.

Por ne sot nuk mund të mburremi as me ato që kaluam, as me ato që bëmë në të shkuarën.

Sot koha na thërret t’i japim përgjigje kësaj gjendje dramatike, t’i japim zgjidhje kësaj rrokullisje të madhe, kësaj gjendje dramatike në të cilën e ka katandisur regjimi i Edi Ramës, Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nuk ka pushtim në histori, që t’i ketë dhënë një goditje më të rëndë qenies shqiptare se sa Edi Rama në 10 vite.

Në 10 vite, 47 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria për një shkak madhor, për shkak të vendimit të tij për t’u pasuruar në mënyrë të çmendur, të paligjshme.

Për shkak të shndërrimit të financave tuaja, të taksave që paguani jo në rroga, jo në pensione, jo në infrastrukturë, jo në shërbime, spitale e shkolla, por në llogari bankare të fshehura në bankat offshore.

Sot qytetari shqiptar nuk mund të imagjinojë, dhe unë njerëzisht u kërkoj ta kujtoni këtë fjalë, se koha do provojë se çfarë Edi Rama u ka bërë shqiptarëve.

Asnjë pushtues i egër nuk është sjellë ky ndaj pasurive publike të këtij vendi dhe fondeve.

Në një akt amoraliteti total, të vendosur për të plaçkitur gjithçka dhe çdo gjë, pa asnjë kufi, kanë krijuar format më të pabesueshme të vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, djersës së tyre të ballit, të vjedhjes së pasurive publike, të shndërrimit të Shqipërisë në një çiflig hajnash që përzënë çdo ditë shqiptarët.

Ky shok demografik është goditja më e tmerrshme që kemi marrë ne nga çdo luftë.

Kurrë ndonjëherë nuk jemi pakësuar në atë shkallë sa lindjet tona të zbresin në ato të 100 viteve më parë. Asnjëherë nuk është e regjistruar si sot.

Unë e kam përjetuar, kam qenë mjek, dhe t’u them të vërtetën ju, e përjetoja me shumë dhembshuri urinë kronike dhe varfërinë ekstreme të njerëzve kur unë u jepja recetën dhe ata nuk e merrnin sepse nuk i blinin dot ilaçet.

Kur zona të tëra masive merrnin 1 kg sheqer, bukën dhe 1 kg kripë dhe përjetonin sëmundjen.

Atëherë se ishte vendosur hiperkolektivizmi total, i çmendur.

Por sot të jemi të sigurt që janë dhjetëra mijëra shqiptarë që numërojnë kafshatën. Që me atë pension që marrin, nuk sigurojnë dot ushqimin normal të dy javëve.

Me atë pension që marrin, shkojnë në dyqan dhe gjejnë çmime më të shtrenjta se në Dallas, se në Nju Jork, se në Berlin, se në Romë.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Nuk do të shembemi nga asnjë sulm! Fitorja bashkë do të jetë e padiskutueshme!

FJALA E KRYETARIT TË PD KRUJË, AULON KALAJA NË KUVENDIN E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA KRUJË …