Rama nuk lejon Parlamentin të hetoje Ron Yeffet/ Kontrabandë armësh dhe 34 milionë euro në xhep

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore “KAYO”.

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shpalosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë KAYO. Në fjalën e tij, në mbledhjen me dyer të mbyllura, Bardhi ka deklaruar se kjo kompani ka shpenzuar 34 milionë euro dhe sipas tij çdo shqiptar duhet ta dijë sesi i mori ato para, Ron Yeffet.

“Kompania KAYO ka shpenzuar 34 milionë euro. Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku o Edi Ramës Ron Yefet”, ka deklaruar Bardhi.

Sipas tij, ka mospërputhje edhe në deklaratat zyrtare lidhur me aktivitetin e KAYO-s. Bardhi tha se ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se kompania ka prodhuar dhe shitur armë, ndërsa më pas zv.ministrja ka deklaruar të kundërtën.

“Çdo komision hetimor ka për qëllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, për çfarë do të duhej komisioni? Në kërkesë kemi dhënë të gjitha informacionet dhe indiciet. Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit. Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi. E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta?!”, deklaroi kreu i grupit parlamentart te PD.

Bardhi tha se opozita ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes, por ky informacion nuk është vënë në dispozicion. Ai argumentoi se pikërisht për këtë arsye nevojitet një komision hetimor.

“Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kështu na thatë edhe për inceneratorët, por doli që paratë digjeshin në shesh. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentatat? Për këtë arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i nënshtrohet Kodit Penal nëse nuk jepet informacion. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro? Ne jemi të hapur për objektin e hetimit. Na thoni çfarë doni të rregullojmë. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen tuaj, këtë na e jep Kushtetuta. Ne mund vetëm të diskutojmë objektin e hetimit”, tha Bardhi.

PS rrëzon kërkesën e PD për Komision Hetimor për KAYO

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore “KAYO”.

Kërkesa e opozitës është diskutuar në Konferencën e Kryetareve, pas pretendimeve të ngritur nga PD lidhur me aktivitetin e kompanisë, kjo edhe pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se kompania KAYO ka shpenzuar rreth 34 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kërkoi transparencë mbi mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve, kontratat dhe aktivitetin e kompanisë.

“Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kështu na thatë edhe për inceneratorët, por doli që paratë digjeshin në shesh. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentatat? Për këtë arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i nënshtrohet Kodit Penal nëse nuk jepet informacion.

Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro? Ne jemi të hapur për objektin e hetimit. Na thoni çfarë doni të rregullojmë. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen tuaj, këtë na e jep Kushtetuta. Ne mund vetëm të diskutojmë objektin e hetimit”, tha Bardhi.

Nga mazhoranca, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla argumentoi se kërkesa nuk plotëson kriteret për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Sipas arsyetimit të paraqitur, objekti i kërkesës është tepër i gjerë dhe përfshin çështje të ndryshme, pa përcaktuar në mënyrë të qartë faktet konkrete, veprimet apo mosveprimet që duhet të hetohen.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Berisha: Së fundi, ai Padrinoja juaj, pas kësaj që ndodhi në Hagë, në qoftë se …