Deputetja e PD, Ina Zhupa njëjstë si kolegu i saj demokrat kërkoi futjen në rendin e ditës të Rezolutës për Genocidin Serb në Kosovë.
Sipas saj është koha që Kuvendi të jetë i bashkuar për ta votuar këtë rezolutë, pasi nuk mundet që sërish qeveria të dalë me një qëndrim kundër rezolutës, teksa shtoi se mjaft thika pas shpine i janë ngulur Kosovës, që nga qëndrimi i Ramës krah Vuçiç e deri te ‘Ballkani i Hapur’.
Zhupa tha se brenda dhe jashtë kufijve, qeveria sillet si pushtues me shqiptarët.
Nuk i dhatë përgjigje kërkesës së grupit parlamentar për një rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Se zëvendësoni këtë me deklarata, apo sjelljen tuaj me fjalë të bukura. Sepse ka qenë një votë kundër rezoltutës.
Ka qenë qëndrimi i liderit tuaj që vajti me avion special në Kosovë për të votuar Specialen. Qëndrimi i Ramës në krah të Vucic për Ballkanin e Hapur, dhe thiukë pas shpine Kosovës.
‘Armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari’, thoshte Konica. Të bashkoheni me PD për një rezolutë, jeni mësuar që bëni dëm shqiptarëve Brenda e jashtë kufirit. Sic silleni me shqiptarët si pushtues, se si abuzoni me policinë e shtetit që të ngjajë me polici të pushtuesve. Se si rrehtonio kuvendin e hyni fshehurazi për t’iu ikur shqiptarëve, ikni me vrap kur ju zënë. HAJDUT është fjala që ju thonë shqiptarët e studentët, Përvec hajdutë, votoni rezolutën.
Gazeta RD