Protestuesit shkulin gardhin metalik te Ministria e Brendshme

Teksa vijon seanca plenare në Kuvend, paralelisht me të po vijon edhe protesta qytetare.

Protestuesit janë stacionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që disa prej tyre kanë hequr një prej gardheve metalike, ndërsa kanë tentuar që të çajnë kordonin policor.

Për disa momente situata ishte e tensionuar, ndërsa prania e policisë u përforcua edhe më shumë. Deri më tani është shoqëruar një qytetar në polici.

About Redaksia

Check Also

Ky është daja-monstër i Zegjinesë/ Përdhunoi 34-vjeçaren dhe i preu këmbën babait të saj

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Bledar Bakaj, daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine …