Berisha: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit kërkoi lirimin e menjehërshëm të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre.

Duke u ndalur tek audiopërgjimi i publikuar nga Arben Ahmetaj Berisha tha se deputetët e maxhorancës janë bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës.

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre.

Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar.

Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues.

Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij.

Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë.

E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi…

A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo?

I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës.

Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.

A ka akt më të shëmtuar se ky?

A ka vjedhje më flagrante se kjo?

A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos?

Si mund të heshtni ju para këtij fakti?

Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.

Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri.

Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë?

Si ka mundësi?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi presidentin e Serbisë Alekensandër Vuçiç dhe argatin e këtij …