Nga Luçiano BOÇI
Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e pastaj janë të kënaqur.
Pretendon se ka shpikur rrotën e reformës territoriale, teksa u servir ish bashkive që i shkrin, emrin “qytet”.
Me ironi qytetarët e kanë përgjigjen:
“Na rroftë emri se skemi më asgjë”.
Për Ramën më më therëse:
“Të rroftë emri, se mendtë….”
Këto ish bashki nëse mbeten vetëm “qytete”, pa qenë njësi administrative, siç e deklaron dhe Rama, atëherë praktikisht do të kenë vetëm emrin dhe identitetin urban, kufijtë dhe territorin e qytetit, statusin e qendrës së banuar/urbane, shërbime që bashkia vendos t’u ofrojë,
mundësi për zyra administrative të bashkisë.
Pra një emër me “la gojën qeveria” dhe ca zyra për sauna për disa patronazhistë.
Por nuk do të kenë:
As kryetar të zgjedhur
As këshill qyteti
As buxhet të pavarur
As kompetenca vendimmarrëse
As administratë autonome
As garanci ligjore që fondet dhe shërbimet të qëndrojnë në qytet.
Pra asnjë pushtet real e ofrim shërbimi.
Pra, thelbi është ky.
Qyteti do të mbetet si emër dhe hapësirë urbane, jo si pushtet vendor.
Një status simbolik, jo një status qeverisës.
Kur nuk shoqërohet me përfaqësim, buxhet dhe kompetenca, “qyteti” bëhet kështu thjesht një tabelë në hyrje të vendbanimit.
Kjo është tallja e rradhës që Rama u bën njerëzve!

Gazeta RD