Gjoba 110 milion euro! Rama u “rrëzua” edhe nga Gjykata e Apelit në Paris! Do t’i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se biznesmeni Francesco Becchetti do të marrë zero lek nga Shqipëria për gjobën që arbitrazhi ndërkombëtar i ka vendosur vendit tonë për mbylljen e ‘Agon Channel’. Por pavarësisht këtyre deklaratave, Syri Televizion ka siguruar një vendim të Gjykatës së Apelit në Paris, i cili tregon se vendi ynë mund të mos ketë më rrugë ligjore të zhbërjes së vendimit të arbitrazhit. Sipas dokumentetit shteti shqiptar ankimoi jashtë afateve ligjore vendimin e arbitrazhit, duke e bërë të pamundur që ai të zhbëhet.

SYRI TV

Nga ulësja e tij në Kuvend në orët e para të mëngjesit të së premtes, 18 shtator, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se vendimin e arbitrazhit e njeh, por këtë herë, paralajmëroi padi penale jo vetëm për Becchetin por edhe për dy nga gjyqtarët e çështjes.

“Ai sot që flasim, subjekti në fjalë, së bashku me një apo dy arbitrit përkatës do të përballen me drejtësinë i dashur dhe të jesh i sigurt që më herët sesa vonë, të gjitha leket, që të gjitha ato që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ja marrë Albcontrol-it do kthehen në arkën e shtetit shqiptar’ deklaroi Rama.

Por pse i bëri këto deklarata Kryeministri i Shqipërisë?

Duket se qeveria ka ezauruar të gjitha rrugët ligjore civile, pasi Gjykatat Ndërkombëtare kanë rrëzuar në çdo shkallë apeli qeverinë në kundërshtimin e gjobës 110 milionë euro që gjykata e Arbitrazhit i ka vendosur Shqipërisë në vitin 2019 për mbylljen e televizionit ‘Agon Channel’.

Syri Televizion ka zbuluar ekskluzivisht vendimin e fundit, ku një Gjykatë Apeli në Paris, ka rrëzuar përsëri qeverinë, e cila një vit më parë kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për gjobën e Becchetit.

Në argumentin e saj, Gjykata e Apelit në Paris, për mungesë kompetence ka rrëzuar padinë e Shqipërisë për zhbërjen e gjobës ndaj Becchetit.

“Nga kjo rrjedh se procedura e arbitrazhit në fjalë, ashtu si edhe mosmarrëveshja bazë, nuk kanë asnjë lidhje me Francën dhe se, rrjedhimisht, nuk ekziston asnjë element lidhës që mund t’u japë juridiksion gjykatave të atij Shteti për të shqyrtuar kontestime që u kërkohet të nisin *ex nihilo* — në kundërshtim dhe përtej kushteve të Konventës së Uashingtonit, palë e së cilës është Franca dhe të cilën ajo është zotuar ta zbatojë dhe ta respektojë në raport me të gjitha Shtetet e tjera kontraktuese” thuhet në vendim.

Image

Jo vetëm kaq, por gjykata e Apelit në Paris, jep indicie se gjoba ndaj Becchetit do të jetë e pamundur të zhbëhet në rrugë ligjore, për shkak se Shqipëria apeloi tre vjet me vonëse vendimin e arbitrazhit ndaj Becchetit, duke tejkaluar afatet juridike të apelimit.

Në këtë drejtim, duhet theksuar se vendimi i datës 29 mars 2023, me të cilin u refuzua kërkesa e parë për rishikim e paraqitur nga Republika e Shqipërisë kundër vendimit arbitral të datës 24 prill 2019, tregon se fakti që kërkesa ishte e vonuar – për shkak të skadimit të afatit trevjeçar të përcaktuar në nenin 51(2) të Konventës së Uashingtonit – ishte ngritur tashmë si argument nga palët kundërshtare në atë kërkesë.

Ai tregon gjithashtu se Republika e Shqipërisë, duke kontestuar zbatimin e atij afati, nuk pretendoi se ai binte në kundërshtim me të drejtën e qasjes në gjykatë dhe të drejtën për një mjet efektiv juridik sipas neneve 6 dhe 13 të KEDNJ-së; rrjedhimisht, ajo nuk i kërkoi tribunalit arbitral kompetent të kryente shqyrtimin e përputhshmërisë me Konventën, të cilin tani i kërkon kësaj Gjykate ta kryejë në kuadër të një padie për anulim – një lloj procedure për të cilën kjo Gjykatë nuk ka juridiksion.

Në këto kushte, gjykata e Apelit në Paris ka rrëzuar në 26 maj të këtij viti kërkesën e Shqipërisë për shfuqizim të vendimit të arbitrazhit, duke e lënë atë në fuqi.

Në vendimin e pak muajve më parë, Gjykata e Apelit në Paris i ka shtuar edhe 20  mijë euro shtesë gjobës që Shqipëria duhet t’i paguajë Becchetit si dhe një shumë të papërcaktuar financiare, që Shqipëria duhet t`i paguajë avokates Luca De Maria, që është përfshirë në këtë proces.

About Redaksia

Check Also

SHBA merr konrollin e Groenlandës/ Reagimi i Trump

Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda, kanë arritur një marrëveshje e cila ia mundëson SHBA-së …