Protesta e 112-të/ Më 8 tetor tek Kuvendi! S’do lejojmë Edi Ramën të shkrijë bashkitë!

Sot në ditën e 112-të të protestës, sot njëri prej organizatorëve u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më 8 tetor të jenë para parlamentit për të mos lejuar deputetët e Kuvendit të votojnë hartën territoriale të propozuar nga maxhoranca e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Ai ftoi dhe qytetarët e bashkive që janë parashikuar për tu shkrirë të vijnë të protestojnë për ta bërë fundin e Ramës sa më të afërt.

“Jemi njoftuar se në datën 8 tetor pritet të votohet harta e re territoriale që qeveria e Edi Ramës ka propozuar. I bëj thirrje çdo shqiptari që në datën 8 tetor nëse plani i qeverisë nuk do të ndryshojë do të mblidhemi para kuvendit që të mos lejojmë qeverinë e Edi Ramës të shkrijë bashkitë.

I bëj thirrje banorëve nga bashkive e vogla që janë parashikuar të shkrihen, Divjaka, Memaliaj, Prrenjas, Klos e shumë bashki të tjera që janë pjesë e këtij plani të qeverisë që në 8 tetor jemi në kuvend që të mos lejojmë këta deputetë të votojnë kundër vullnetit popullor për të ndryshuar hartën administrative të Shqipërisë.

Sa më e madhe të jetë rezistenca jonë, aq më e afërt do të jetë fundi i Edi Ramës.

Partia Socialiste, në draftin që dorëzoi në Kuvend, propozoi konsolidimin e 15 bashkive: Maliq, Dimal, Cërrik, Divjakë, Përrenjas, Patos, Belsh, Rrogozhinë, Klos, Selenicë, Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Këlcyrë dhe Libohovë.

About Redaksia

Check Also

SHBA merr konrollin e Groenlandës/ Reagimi i Trump

Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda, kanë arritur një marrëveshje e cila ia mundëson SHBA-së …