Nga Iva V.GRILLO
Tirana zyrtare nuk di nga t’ia mbajë…
Ky më poshtë është “(mos)reagimi zyrtar” i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për verdiktin e marrë nga Gjykata Speciale në Hagë për krerët e UÇK-së, disa ditë më parë…
Pas kësaj një heshtje totale.
Titullari i Ministrisë në fjalë, Ferit Hoxha, i njohur për shpejtësinë dhe sasinë e madhe të fjalëve të lëshuara në sekondë 😏 (plus fjalorin e vet plot “color” në grupe whataspp-i) paska mbetur pa “script” këtë herë…dhe paska vendosur t’a kalojë lumin me një reagim tip “meme” të cilit mund t’i jepet interpretim sipas “erërave” që fryjnë…😏.
Rast tipik bipolariteti në sjelljen politike, ku hiper-aktiviteti e entusiazmi i tepruar për çështje propagandistike ia lë vendin heshtjes pothuajse totale institucionale për çështje ku duhet që qeveria shqiptare të pozicionohet me seriozitetin e angazhimin maksimal.
I pari i qeverisë kujton se po e kalon lumin me një shkarravinë, ndërsa vartësit e tij duke u marrosur pas shkarravinave të shefit të tyre.
Më vjen ndërmend një shprehje e vjetër shqiptare: Ju marroftë Zoti…dhe më shumë nga ç’ju ka bërë deri tani!

Gazeta RD