Nga Bardh SPAHIA
Zëvendëskryeministrja e mbrojtur me vota të vjedhura kundër drejtësisë, ministra e kryebashkiakë në burg, e sot shefja e SHISH dhe kreu i Policisë nën hetime e masa arresti për lidhje me krimin e organizuar!
E gjithë piramida e shtetit ka rënë në llum, por arkitekti dhe koka e këtij sistemi kërkon të na bindë se “nuk dinte gjë” dhe se “i hanin dardha pas shpine”. Nëse e gjithë kupola jote është e kapur në vjedhje e tradhti të ligjit, ti nuk je spektator, je kreu i kësaj shpure!
Në asnjë vend demokratik kryeministri nuk pret fletë-arrestin për t’u larguar kur e gjithë qeveria dhe aparati i tij i sigurisë bien për korrupsion e lidhje me krimin.
Në kushte normale, rënia e kupolës do të prodhonte dorëheqje të menjëhershme për përgjegjësi morale e politike. Sa kohë që kjo nuk ndodh me vullnet, “radha” përcaktohet nga presioni qytetar dhe pamundësia për të qeverisur më tej një vend të zhytur në skandale sistemike.
Gazeta RD