Nga Belind KELLIÇI
Edi Rama mund ta turpërojë Shqipërinë edhe më shumë nga sa ka bërë deri tani, duke folur përshembull të premten në sallën e OKB, te foltorja ku ngjiten gjithë kryeministrat apo krerët e shtetit të vendeve anëtarëve.
Ai është që tani i vetmi përfaqësues nga gjithë liderët e botës që gjenden në New York, që e ka shefin e shërbimit sekret në arrest për favorizim krimi dhe nxjerrje informacioni, që ka bashkëpunëtorët më të ngushtë nën masa dhe akuza për grup të strukturuar kriminal, që ka zëvendësen e tij për shumë vite nën akuzë për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash, që ka gjithë strukturën e sigurisë kombëtare të kompromentuar.
Dhe imagjinoni që ky njeri, do të ngjitet të premten në podiumin e OKB dhe do të flasë patjetër për sigurinë.
Ndryshe nga liderët e tjerë që gjenden në atë asamble, Edi Rama është i vetmi që përfaqëson një organizatë kriminale. Ai nuk përfaqëson asgjë shqiptare, asgjë kombëtare, asnjë qytetar më.
Dhe është turp për Shqipërinë që shefi i Gysit të krimit, i Belës së vilave, i Vlorës së sekreteve të shitura, i Prodës së policëve të implikuar, i Veliajt të 5D, të ngjitet në foltoren më të lartë të botës.
Por Edi Rama nuk ka turp. Derisa nuk ka turp t’i organizojë gjithë këto afera e krime, s’ka si të skuqet kur ato merren vesh.
Si dhe herë të tjera, ai do të luajë këto ditë kartën e patriotizmit e do të derdhë lotët e hipokrizisë për luftëtarët e Kosovës.
Por këto nuk do ta ndihmojnë aspak. Kreditet e tij janë një zero absolute. Dhe e vetmja lëvizje që mund të bëjë ky tradhtar i republikës është të japë dorëheqjen sapo të shkelë në Shqipëri.
Ky vend nuk mund ta mbajë më asnjë minutë në krye një njeri kaq të inkriminuar. Kriza është e madhe. Duhet zgjidhje e menjëhershme politike.
Gazeta RD