Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe deputeti Flamur Noka, ka komentuar përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Sipas tij, ato tregojnë se “sapo Rama e pa që po del Agasi nga loja, solli Roni Yeffet”.
“Është Shëndetësia, është aeroporti i Vlorës që do rrëmbehet nga Ron Yeffet, është Delvina Gas”,- tha Noka.
Noka e cilësoi largimin e kryeministrit Edi Rama si një çështje që përbën “emergjencë kombëtare”.
“Në fillim kam qenë skeptik për denoncimet e Ahmetaj, e kam quajtur nr. 2 të kësaj organizate. Shteti ka rënë. Dje e kontrollonte Ergys Agasi. Sapo Rama e pa që po del Agasi nga loja, solli Roni Yeffet. E thotë vetë; më ka ngarkuar Edi Rama që të bëjë punët e pista të qeverisë. Ky shteti ka rënë. Unë e di që Rama duhet larguar. Ndaj duhet të dalin në protestë të gjithë. Ajo protestë është kundër pushtetit. Këtu ka një rrugë; rrëzimi i Ramës, është emergjencë kombëtare dhe i organizatës së tij”, tha Noka.
Gazeta RD