Presidenti Trump rikthen Kosovën në fjalimin e tij për konfliktet e ndalura!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, e ka përmendur sërish Kosovën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, teksa renditi konfliktet që, sipas tij, janë shmangur falë ndërhyrjes amerikane.

Duke folur të martën në OKB, Trump tha se ndërhyrja e tij kishte ndihmuar në parandalimin e tetë konflikteve, duke përfshirë edhe një përplasje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. “Serbia dhe Kosova ishin pranë përplasjes.

Ata po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë se nëse përplaseshit, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.

About Redaksia

Check Also

Kush e vrau ‘Grupin e Intelektualëve’/ Pas 27 vitesh gjendet trupat e tre drejtuesve të LDK të vrare në Mitrovicë

Pas identifikimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mziut, ka reaguar …