Revolta para Ministrisë së Brendshme: “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, “Poshtë diktatura”!

“Pa dorëheqje nuk ndalemi”, “Poshtë diktatura”, “O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë”, janë disa prej thirrjeve që po dëgjohen nga protestuesit para Ministrisë së Brendshme dhe pranë Kuvendit, ndërsa në Parlament vijon paralelisht seanca plenare.

Protesta ka nisur rreth orës 09:30, me qytetarët që janë pozicionuar në disa pika pranë institucioneve. Gjatë protestës janë shënuar edhe tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Në kuadër të situatës së krijuar, disa protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa protesta vijon ndërkohë që deputetët zhvillojnë seancën plenare.

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Rrënja e mirë prodhon risi të mirë! PD ka nevojë për qëndrestarët dhe të rinjtë!

Në foltoren e ripërtëritjes së Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti, deputet dhe drejtues politik …