Një debat i tensionuar është zhvilluar mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Albatros Rexhaj në emisionin “Opinion”, teksa diskutonin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
Gjatë përplasjes, Klodiana Lala iu drejtua Rexhajt me një deklaratë të fortë, duke iu referuar edhe rastit të Berat Buzhalës.
“Meriton që të rrihesh, siç e bëri Berat Buzhala, por unë nuk i ndyej duart”,-i tha Lala analistit gjatë debatit.
Deklarata shkaktoi reagime në studio dhe e bëri përplasjen mes gazetares dhe analistit një nga momentet më të komentuara të diskutimit.
Pak muaj më parë analisti Berat Buzhali goditi Rexhën me shishe uji po në të njëjtin emision. U desh ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.
Gazeta RD