Ramën e zhdukin nga videoja zyrtare e liderëve që folën në OKB

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Kombet e Bashkuara, ku shfaqen liderë botërorë që kanë mbajtur fjalime gjatë Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Zhupës, në materialin video të publikuar nga United Nations nuk shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili ka mbajtur fjalimin e tij në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme.

“Ramën e fshinë nga videoja zyrtare e liderëve që adresuan fjalët e tyre në OKB!”, shkruan Zhupa në Facebook, duke publikuar edhe videon.

Reagimi i deputetes së PD-së vjen në një kohë kur në ditët e para të Debatit të Përgjithshëm, foltorja e OKB-së është përdorur nga më shumë se 100 liderë botërorë për të përcjellë mesazhet e tyre.

About Redaksia

Check Also

Kopjoi temën e diplomës/ Kallëzohet në SPAK ministrja e Shëndetësisë, Kalaja: Duhet të kthejë pas paratë e marra

Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për pretendime për …