Plagjaturisti Taulant Balla i kapur në vjedhje…

Nga Luçiano BOÇI

Plagjaturisti Taulant Balla, i kapur në vjedhje, kujton se ligji është si doktoratura e tij e arnuar me plagjiatura copa-copa nga të tjerët.

Meqenëse nuk është mësuar të citojë me referenca të sakta, siç e imponon standarti shkencor dhe logjik, po i sjell saktësisht nenin 90,

pika 1, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , i cili thekson se:

“Këshillat bashkiakë dhe të qarqeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në riorganizim, si dhe kryetarët e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, nëse ka, edhe mendimin “kundër” të një pjese të këshilltarëve të këshillit përkatës.”

M.q.s ia zverdhën pasazhet e vjedhura, që disa i kishte dhe me ndërrime vendesh kryefjale e kallëzuesi, po ia zverdh dhe unë pasazhin që qartazi e përcakton se mendim japin:

“Këshillat Bashkiakë që janë përfshirë drejtpërdrejtë në riorganizim.”

Taulant, kur del në konkluzione dhe përgojon ligjin e ke detyrë citimin e saktë dhe jo ndërrimin e vendit të fjalëve në ligj, siç je mësuar të bësh ti “shkencë” me plagjiaturë!

About Redaksia

Check Also

Mashtruesi Rama dhe Reforma në Drejtësi!

Nga Petrit VASILI Rama dhe Xhafa u fshehën në 20 korrik se s’donin reformë konsensuale …