Deklarata e Vuçiç/ Mali i Zi votoi 4 rezoluta për genocidin e Serbisë, Rama asnjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka sulmuar Malin e Zi për qëndrimet e tij ndaj Serbisë dhe popullit serb, gjatë ceremonisë qendrore në Mrkonjiç Grad, në kuadër të Ditës së Përkujtimit të viktimave dhe të dëbuarve nga operacioni “Oluja”.

Vuçiç deklaroi se Mali i Zi ka votuar katër herë deklarata dhe rezoluta që, sipas tij, e shpallin popullin serb “genocidal”.

“Katër herë kanë votuar deklarata dhe rezoluta se jemi popull genocidal. Jo një herë, jo dy, jo tre, por katër herë”, tha Vuçiç.

Ndërsa, duke iu referuar Shqipërisë, presidenti serb tha se Tirana nuk e kishte votuar rezolutën për genocidin serb.

About Krye Redaktor

Check Also

Albin Kurti bashkon të gjitha partitë shqiptare për zgjedhjet në Serbi

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të …