Firma e Ramës për vilën 500 metra/katrorë të Agasit brenda rezidencës qeveritare

Në kohën kur shumë shqiptarë bejnë llogaritë për të mbyllur fundin e muajit, Ergys Agasi i kishte bërë llogaritë me Edi Ramën që të ndërtonte një mega vilë luksi brenda Kavalishencës në Durrës, ose zona e vilave qeveritare.

Dikur vendi ekskluziv per eliten politike te komunizmit, Agasi kishte menduar te jetonte ne kete zone ku do te ruhej 24h nga policia e shtetit me taksat e shqiptareve, nje privilegj dhe merite qe pakekush mund ta kete te qarte se perse Agasi e meritonte. Intimimeti dhe privatesia qe kjo zone garaton, e ben dhe me te lehte penetrimin e figurave te larta shteterore ne te si vete KM-ja. Keshtu duhet ta kene menduar Gysi dhe Edi Rama, kur me firmen ketij te fundit vendosen te ndertonin ne Kavalishence strehezen e aferave te tyre, kushedi te cilit lloji.

Leja e vilës 500 m² për Ergys Agasin ngre pikëpyetje të mëdha. Sipas dokumenteve të KKT-së, në rendin e ditës dhe vendimin nr. 43 në vitin 2023, leja ishte miratuar për Agasin. Por gjatë zbardhjes, ajo rezulton në emër të një subjekti tjetër zhvillues, prestanomes Veizi Group, ndërsa në menyrë trashanike në procesverbalin e mbledhjes së KKT-së vijon të pasqyrojë emrin e Agasit, të cilin me sa duket kanë harruar ta fshijnë.

Ndryshimi i zhvilluesit me të rënë të lapsit është një shkelje ligjore sui generis, e cila është aplikuar në menyrë unike vetëm për Agasin e Ramës. Aq unik është ky rast, sa që dhe Investitorët Strategjikë më të fuqishëm nuk e kanë patur ndonjeherë këtë luks.

Dokumentet zyrtate mbajnë firmat e Edi Ramës dhe Adelajda Rokës. Roka ka lidhje familjare me persona të hetuar nga SPAK si anetarë të bandës së Suel Çeles, konkretisht dy vëllezërit e saj. Sipas burimeve, është kjo e fundit që ka kopsitur letrat për mentorin Agasi, por duke bërë gabimin që nuk ka fshirë proces verbalin e vendimit të parë./Lajmesi.al

About Krye Redaktor

Check Also

Gysi thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Vlorën/ Deklarata e avokatit

Avokati Maksim Haxhia ka reaguar në emër të klientit të tij, Ergys Agasi, lidhur me …