Ka pasur sërish tensione gjatë protestës në Bulevard, teksa forca të shumta policie janë vendosur në gardh për të mos lejuar protestuesit që të afrohen pranë ambienteve të Kryeministrisë.
Gjatë protestës, një person është shoqëruar nga policia, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Ndërkohë, brenda ambienteve të Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po zhvillojnë aktualisht një takim kokë më kokë.
Takimi po zhvillohet në një kohë kur jashtë godinës vijon protesta dhe tensionet mes protestuesve dhe policisë.
Rreth orës 18:00 pritet të mbahet edhe një konferencë për shtyp, ku pritet të ketë deklarata lidhur me takimin dhe zhvillimet e ditës.

Gazeta RD