Ambasadori amerikan Wendt e nis mandatin në Shqipëri në një kohë kur vendi po përballet me zhvillime të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Për më shumë se 100 ditë, protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Qeverisë së tij.
“Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.”
Ambasada amerikane i ka kushtuar vetëm keto tre rreshta njoftim takimit të Ambasadorit Wendt me Ramën.
Ambasadori ka prekur pikën më të dobët të Ramës, që është krimi i organizuar. Ai e ka konsideruar thellimin e luftës ndaj krimit të organizuar si një ndër tre prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. E thënë ndryshe, Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë zyrtare nga sot krimit të organizuar kupola e të cilit gjendet në Kryeministri.
Gazeta RD