Shkëlqim Hysaj Lepenica
Njeriu i ri që përgatiti komunizmi nuk vdiq bashkë me komunizmin. Ai thjesht priti momentin të shfaqej përsëri.
Kush ka menduar se pasardhësit e atij sistemi nuk do të shfaqnin më të keqen e trashëguar, mjafton të shohë Shqipërinë e sotme: vjedhje, grabitje, krim, korrupsion, imoralitet, perversitet, pabesi, spiunllëk dhe servilizëm politik.
Në këtë realitet, Edi Rama është bërë mishërimi politik i një modeli që ushqehet me pushtet, nënshtrim dhe interes personal. Rreth tij është mbledhur një shtresë njerëzish që e ndjekin, e mbështesin dhe bashkëpunojnë me të, duke e kthyer politikën në instrument pushteti dhe përfitimi.
Por ne nuk jemi të zhgënjyer.
Përkundrazi. Nuk mund të zhgënjehemi nga ajo që kemi denoncuar dhe kundërshtuar prej kohësh.
Të zhgënjyer duhet të jenë ata që besuan se komunizmi kishte vdekur pa lënë pasardhësit e tij politikë, moralë dhe kulturorë.
Sepse sot po shohim një paradoks të hidhur: ata që dikur punuan për të krijuar “njeriun e ri” po shohin pasardhësit e tyre politikë të ndërtojnë një pushtet që, në forma të reja, rikthen të njëjtën mendësi të nënshtrimit, servilizmit dhe përbuzjes së individit.
Historia nuk harron. Dhe brezat nuk i shpëtojnë dot trashëgimisë që u lanë paraardhësit.
Gazeta RD