Protesta e 124/ Me BE-në flet për progres, me Belën e inceneratorët bën rezistencë!

Protesta e 124-t kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka nisur mbrëmjen e sotme në Tiranë, me qytetarët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika.

Në protestë janë shfaqur edhe pankarta që ironizojnë deklaratat e Ramës përpara përfaqësuesve të Bashkimit Europian.

Një prej tyre lidhet me konferencën e përbashkët të Ramës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kryeministri foli për progresin dhe mirëqeverisjen.

“Në konferencë me BE-në flet për progres, por me Belën e inceneratorët bën rezistencë”, shkruhet në pankartë.

Ndërsa një tjetër mesazh drejtuar Ramës thotë: “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim.”

About Redaksia

Check Also

Trafiku i armëve nga Afrika/ Përgjimet e reja të Yefetit të Ramës

Audiopërgjimi i ri në SYRI TV: Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti …